Drita shënon fitoren e tretë radhazi, mposhtë minimalisht Malishevën

Drita shënon fitoren e tretë radhazi, mposhtë minimalisht Malishevën

Drita ka vazhduar me fitore në BKT Superligë, teksa ka mposhtur Malishevën 1-0.

Drita e nisi më mirë takimin, kur vetëm pas 14 minutave lojë kaluan në epërsi.

Një harkim i bukur në zonë nga Jashari, bëri që Vitija i mysafirëve të shënonte gabimisht në portën e tij për t’i dhënë Dritës epërsinë 1-0.

Astrit Fazliu asistoi te Marko Simonovski disa minuta më vonë, por goditja e maqedonasit ishte e plogësht.

Malisheva rrezikoi në pjesën e parë me Hysenin në dy raste e Ollurin në një tjetër, por pa sukses.

Kësisoj 45 mintuat e para të kësaj ndeshje u mbyllën me epërsinë e Dritës 1-0.

Në pjesën e dytë Drita luajti më kujdesshëm dhe arriti ta ruaj rezultatin deri në fund të ndeshjes.

Kësisoj me këto tri pikë, Drita ngritët në pozitën e parë në tabelë me 22 pikë, derisa Malisheva mbetet e shtata me 12 pikë. 

Related Articles