Llapi merr fitore meritore në Drenas

Llapi merr fitore meritore në Drenas

Llapi ka fituar 2-0 në udhëtim te Feronikeli në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Skuadra nga Podujeva e filloi mjaft mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Selmanit, por që goditja e tij përfundoi në duart e portierit.

Momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 38-të, kur Rivera shënoi në skuadrën që drejtohet nga Tahir Batatina.

Goooool @cachisrivera kalon skuadrën tonë në epërsi ndaj Feronikelit 0-1 (38') ⚽️????Posted by K.F. Llapi on E shtunë, 30 tetor 2021

Edhe pjesa e dytë disi ishte e dominuar nga mysafirët, që realizuan edhe golin e dytë.

Në minutën e 61-të, nga një gabim i mbrojtjes së Feronikelit, lojtari i Llapit, Valmir Veliu përfitoi për të shënuar për 2-0.

Goooool @valmirveliu7 shfrytëzon një gabim të portierit Smakiqi dhe realizon për 0-2 (62') ⚽️????Posted by K.F. Llapi on E shtunë, 30 tetor 2021

Deri në fund, llapjanët kishin shanse të mira, por që në fund u ndanë të kënaqur me dy golat dhe tre pikët e arkëtuara.

Pas javës së 12-të, Llapi është ngjitur në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet në të fundit me 10 sosh.

Related Articles