Drita s’ka të ndalur, triumfon lehtësisht ndaj Trepçës ’89

Drita s’ka të ndalur, triumfon lehtësisht ndaj Trepçës ’89

Faza e dytë e kampionatit në Superligën e Kosovës në futboll ka startuar sot me ndeshjet e xhiros së dhjetë.

Në Gjilan skuadra e Dritës ka triumfuar lehtësisht ndaj skuadrës mitrovicase, Trepça ’89, me rezultatin 3-1.

Golat për “bardhekaltërit” i realizuan Muharrem Jashari, Besnik Krasniqi dhe Ardit Tahiri, ndërsa për mysafirët shënoi në fund të ndeshjes Ardian Muja, raporton Gazeta Enigma.

Skuadra e Dritës mbetet edhe më tutje e pamposhtur duke u kryesuar ligën me 24 pikë të mbledhura, kurse 89-shi renditet në vendin e e gjashtë me vetëm 9 pikë të mbledhura.

/Gazeta Enigma/

Related Articles