Drita ka fituar kryendeshjen e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit mposhtën të dielën në udhëtim skuadrën kampione të Kosovës, Ballkanin, me rezultatin 2:0.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Marko Simonovski e shënoi golin e parë në minutën e 31-të, ndërsa për 2:0 u përkujdes Besnik Krasniqi, që shënoi nga penalltia në minutën e 59-të.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 11 pikëve në pesë ndeshje të zhvilluara.
Ballkani mbetet me nëntë pikë në katër ndeshje.
Në xhiron e shtatë, Drita e zhvillon derbin e qytetit ndaj Gjilanit.
Ballkani udhëton te Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.