Drita ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Ballkanit, në kuadër të xhiros së tretë në Albi Mall Superliga, raporton Gazeta Enigma.
Bajram Jashanica e ka shënuar golin e parë për Ballkanin ndaj Dritës.
Ai shënoi gol nga afërsia në minutën e 6-të të ndeshjes së mbetur të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Blend Baftiu ka shënuar golin e barazimit përballë Ballkanit.
Ai shënoi me kokë në minutën e 29-të nga afërsia. Goli i Baftiut u konfirmua nga dhomat e VAR-it.
Golin e epërsisë për 2:1, Drita e shënoi nëpërmjet Blerim Krasniqit. Ai shënoi supergol në minutën e 44-të.
Në pjesën e dytë, takimi nuk pat gola dhe përfundoi me rezultatin 2-1. /Enigma/