Drita ka shënuar fitore solide ndaj Prishtinës.
Skuadra e drejtuar nga Nuhiu arriti fitore në shtëpi ndaj Prishtinës me rezultat 2-0.
Simonovski në minutën e 48’të dhe Prince Balde në minutën e 81’të realizuan për t’i siguruar 3 pikë Dritës.
Me këtë fitore Drita shkon në kuotën e 46 pikëve në pozitën e 3’të të Superligës së Kosovës tre më pak se rivali lokal Gjilani që ka 49 pikë në pozitën e 2’të dhe tetë më pak se lideri Ballkani që ka 54 pikë.
Në anën tjetër Prishtina me 32 pikë është vetëm 3 pikë larg zonës së rrezikshme që e mbanë Dukagjini me 29 pikë.