Xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës do të jetë nën hijen e derbit lokal, Drita – Gjilani.
Fatkeqësisht ky derbi nuk do të luhet në Gjilan, por në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma mëson se Drita si nikoqir i kësaj ndeshje ka vendosur që në këtë ndeshje të jenë të pranishëm vetëm tifozët e kësaj skuadre “Intelektualët” duke ia ndaluar hyrjen “Skifterave” të Gjilanit.
Kujtojmë që kjo ndeshje nuk luhet në Gjilan për shkak se stadium i qytetit ende nuk ka nisur të ndërtohet, kurse stadium ndihmës nuk ofron kushte për praninë e tifozëve.