FC Drita ka zyrtarizuar futbollistin Kastriot Rapuca, raporton Gazeta “Enigma”.
Klubi gjilanas përmes një publikimi në llogarinë zyrtare ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me ish-futbollistin e Fushë Kosovës.
Për ‘bardhekaltërit’ ky është transferimi i parë në afatin kalimtar të verës.
Më parë Rapuca ishte pjesë e klubeve si Ulpiana, Malisheva dhe së fundmi Fushë Kosova.
Më parë Drita ka njoftuar për largimet e futbollistëve, Astrit Thaqi, Blend Baftiu, Albin Prapashtica, Leonat Vitija, Samson Ebuka dhe Ylli Ibrahimi.
Njoftimi i plotë i klubit: