Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 21 ha grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje fshirjet për vitin 2021 ka arritur 66,240.00 kg grurë, raporton Gazeta Enigma.
E gjithë puna, nga mbjellja e deri te korrja është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese të Dubravës.
Rendimenti i prodhuara nga kjo kulturë bujqësore do të përdorët për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes punës së Njësisë Ekonomike, dita ditës po synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu edhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së./Gazeta Enigma/