Gashi: S’ka ndodh në histori të Kosovës që një kryeministër të qëndrojë 10 ditë në Greqi me buxhet të shtetit

Gashi: S’ka ndodh në histori të Kosovës që një kryeministër të qëndrojë 10 ditë në Greqi me buxhet të shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar Qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës në Deçan, raporton Gazeta Enigma.

Gashi ka thënë se reagimi institucional në lidhje me ndodhitë në Deçan ishte shumë i vonshëm.

Ai është shprehur se nuk ka ndodhur asnjëherë, siç ka thënë ai me buxhet të shtetit, që një kryeministër të qëndrojë në një konferncë internacionaliste në Greqi, ku sipas tij flitet për ide komuniste.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës një kryeministër me buxhet shteti qëndron në një konferencë interenacionale në Greqi, ku flitet për ide komuniste. Ky kryeministër ka dështu me u përgjigjë në Deçan për të mirën e qytetarëve. Qëndron me paret e buxhetit me familje”./Gazeta Enigma/

Related Articles