Duda Balje – ZrRE-së: A ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ngritet çmimi i rrymës?

Duda Balje – ZrRE-së: A ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ngritet çmimi i rrymës?

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës nga Lista e Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, ka reaguar pas njoftimit të sotëm të ZrRE-së se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin konsultativ për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Balje përmes një postimi në Facebook, ka pyetur ZRRE-në nëse edhe komuniteti boshnjak mund të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, edhe pse nuk janë komunë.

“ZRRE- a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje! Thjesht po pyes! Nese mundet për ata hajde pak për ne!” (sic.), ka shkruar Balje.

Ndryshe, vendimin për mos ngritje të çmimit në katër komunat e veriut e ka konfirmuar Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu ka thënë se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin konsultativ për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi ka sqaruar se për procesin gjyqësor që është ZRRE sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë.

Sipas Fejzullahut, Kosova ka importuar energji elektrike me çmim tetë herë më të lartë dhe se gjatë muajit dhjetor 2021 është arritur piku maksimal i konsumit ditor të rrymë.

“Me kapacitet ekzistuese, prej 1,300MWh ka kaluar në 1,400MWh në periudhën e dimrit, në muajin dhjetor, e që është piku maksimal jo vetëm që nga paslufta, ky është piku maksimal që është arritur në Kosovë. Diferenca e kësaj sasie të energjisë është dashur të importohet me çmim nga 7 here deri në 8 herë më lartë me çmimet e importit në katër vitet e kaluara, e mos të flasim që çmimet e gjenerimit janë 10 herë më të shtrenjta se ai i çmimit vendor”, tha Fejzullahu. /Gazeta Enigma/.

Related Articles