Duele të forta në Superligë – Gjilani pret Llapin, Malisheva sfidon Dritën

Duele të forta në Superligë – Gjilani pret Llapin, Malisheva sfidon Dritën

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje tejet të rëndësishme për rrjedhën e kampionatit.

Në Gjilan, skuadra vendase pret Llapin nga ora 15:00, në një përballje ku të dyja ekipet luajnë për pikë jetike – Gjilani për të ruajtur vendin e katërt, ndërsa Llapi për t’i shpëtuar zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, në stadiumin ‘Liman Gegaj’, Malisheva do të përballet me liderin Drita. Fitorja është detyrim për të dyja skuadrat – Malisheva për të forcuar pozitën e tretë dhe Drita për ta mbajtur kreun e tabelës.

Related Articles