Dueli për vendin e parë në grupin F : Villareal – Manchester United, formacionet e mundshme

Dueli për vendin e parë në grupin F : Villareal – Manchester United, formacionet e mundshme

Villareali është nikoqir i Manchester United në përballjen që luhet në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.



Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Estadio de la Ceramica”, me Djajtë e Kuq që i pret një takim i vështirë.

Për këtë sfidë, Villareali do të jetë pa Gerard Morenon dhe Serge Aurier që janë të lënduar, derisa Etienne Capoue e Arnaut Danjuma, janë në dyshime.

Në anën tjetër, Manchester United nuk mund të llogarisë në Paul Pogban, Raphael Varanen, Edinson Cavanin e Luke Shaw që janë të lënduar, gjersa Mason Greenwood është në dyshime.

Formacionet e mundshme:

Villareal: Rulli, Pedraza, Torres, Albiol, Foyth, Coquelin, Capoue, Parejo, Danjuma, Pino, Dia.

Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Telles, Fred, Van de Beek, Sancho, Fernandes, Lingard, Ronaldo. Gazeta “Enigma”.

Related Articles