Dukagjini i Ismet Munishit i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Klina, ka mposhtur Gjilanin me rezultat 0-2 duke fituar për herë të parë që nga shtatori.
Golat i realizoi Mërlaku në minutën e 5-të dhe ganezi Basit Abdul Khalid, që shënoi në minutën e 84-të.
Me këtë fitore Dukagjini, mbetet në pozitën e 4-të ku ka gjithsej 17 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e 8-të me 11 pikë.
