Dukagjini mposht Prishtinën e Re dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Dukagjini mposht Prishtinën e Re dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Dukagjini ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka fituar ndeshjen e 1/8-tës ndaj Prishtinës së Re me rezultat 1-0.

Klubi klinas ka siguruar tashmë një vend në tetëshen e më të mirëve, duke marrë një fitore para tifozëve vendas në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër kryeqytetasve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët krijuan rastet e veta, por pa arritur ta gjejnë rrjetën.

Në pjesën e dytë, skuadra vendase ishte më cinike duke arritur të konkretizoj një nga rastet dhe të gjej golin e fitores.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 59-të me anë të Hekuran Berishës, i cili shënoi për 1-0 dhe ky doli të ishte goli i fitores dhe kualifikimit.

Më ketë fitore, Dukagjini është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, aty ku gjatë ditës së djeshme (e martë) siguruar kualifikimin edhe Ferizaj dhe Llapi.

Related Articles