Dukagjini është përshëndetur me Ligën e Konferencës, pasi u mposht me rezultat të thellë 6-1 nga Rijeka në ndeshjet e dytë.
Takimi i parë kishte përfunduar 1-0 në favor të skuadrës kroate, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 7-1 në të mirë të skuadrës kroate.
Skuadra nga Klina ishte e pafuqishme për të rikthyer rezultatin, ndërsa kjo do të thotë për ta eliminim nga Liga e Konferencës.
Ishte minuta e 27-të e takimit kur Rijeka shënoi nëpërmjet Marco Pasalic, për rezultatin 1-0.
Për 2-0 u përkujdes Franjo Ivanovic, që u mendua se do të demotivonte edhe më shumë skuadrën kosovare.
Mirëpo, Dukagjini u kundërpërgjigj me golin e Iljasa Zulfiji që shënoi në minutën e 42-të.
Kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte me këta tre gola, Rijeka shënoi për 3-1 me anë të Ivanovic (45+3′).
Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe kishte vetëm një gol të shënuar.
Ishte minuta e 64-të e takimit kur Rijeka shënoi për 4-1 me anë të Bruno Goda edhe pse kishte dyshime se ishte një faull ndaj portieri Kenan Haxhihamza.
Skuadra kroate nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të pestin me anë të Nais Djouahra (81′) për 5-1.
Rijeka shënoi edhe të gjashtin me anë të Ivanovic, që ishte het-trik për të që u realizua në minutën e 90+2-të.
Dukagjini u pajtua herët me eliminim, ndërsa fokusi i tyre tani do të rikthehet në Superligën e Kosovës.