Është mbyllur fraksioni i parë i derbit të kësaj jave në Superligë mes Dukagjinit dhe Gjilanit.
“Hithat” kanë shkuar në pushim të dyfisht 2:0 kundër futbollistëve të Gjilanit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Altin Merlaku është realizator i dyfishtë i klinasve në këto 45 minuta të para.
Merlaku hapi serinë e golave në minuën e 33-të, ndërsa dy minuta më vonë me një supergol “detyroi” portierin Enea Koliçi ta largon topin nga porta e tij për herë të dytë.
Dyja skuadrat kanë nevojë të madhe për tri pikë, Dukagjini për t’i rritur gjasat që t’i largohet zonës së barazhit, ndërsa Gjilani për ta “shkrirë” diferencën e Ballkanit që dje barazoi në Lipjan me Ulpianën.