Portieri Egzon Lekaj është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i skuadrës së Dukagjinit, duke kaluar nga Besa e Pejës në radhët e klubit nga Klina.
Klubi e ka bërë të ditur transferimin të premten, duke e prezantuar Lekajn si një shtesë të rëndësishme për sezonin e ri.
“Dukagjini ka kënaqësinë të prezantojë portierin e ri në ekip, Egzon Lekaj. Me aftësitë dhe përkushtimin e tij, Egzoni është gati të japë maksimumin me fanellën tonë në sezonin e ri. Mirë se na erdhe në familjen tonë, Egzon Lekaj!”, ka njoftuar klubi në rrjetet sociale.
Përveç Lekajt, Dukagjini ka siguruar edhe shërbimet e Norik Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, duke vazhduar kështu përforcimet në prag të sezonit të ri.
23-vjeçari Lekaj ka qenë më herët pjesë e Istogut dhe ka përfaqësuar Kosovën në kategorinë U21, duke dëshmuar potencialin dhe përvojën e tij në portë.