Një person në Mitrovicën e Veriut mbrëmë me veturë i ka goditur dy zyrtarë policorë, si dhe veturën e tyre, kjo pasi nuk ishte ndalur dhe ata i goditi gjatë ikjes.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
“Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.