Skuadra e Interit po e feston sot titullin me tifozët e tyre në rrugët e Milanos.
Ekipi i Interit luajti më herët sot ndaj Torinos, ku fitoi me rezultatin 2-0.
Sot, dita është e rezervuar për ta në rrugët e qytetit të Milanos.
Pak minuta më parë ndodhi diçka që do komentohet shumë në të ardhmen. Denzel Dumfries mori një pankartë nga tifozët dhe e ngriti lartë – ai shfaqet aty duke mbajtur lidhur Theo Hernandezin e Milanit, me të cilin ka pasur shumë beteja edhe në fushë.