Ish-trajneri i Gjilanit, Klodian Duro, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar largimin nga FIFA dhe UEFA, të gjyqtarit turk, Ugurlu, i cili ndau drejtësinë në lojën mes SC Gjilanit dhe Niedercornit, ku krahasoi ngjarjet dhe pasojat mes ndodhisë së fundit, ku u godit gjyqtari turk Meler, nga Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca.
Duro tha se ndarja e drejtësisë në atë ndeshje, ishte e njejtë si në ndeshjen Ankaragucu – Rizespor. Duro tha se SC Gjilani, sic pretendon ai, ishte dëmtuar nga gjyqtari turk, Ugurlu.
Duro tha se ndarja e drejtësisë në atë ndeshje, dëmtoi aq shumë SC Gjilanin, saqë bëri që, ish-presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka, të largohet nga klubi, ku shua një ekip, dhe la pa punë një trajner.
Duro shtoi se Ugurlu, përkundrazi skenarit të njejtë që ndodhi në ndeshjen Ankaragucu – Rizespor, nuk u godit sikur bashkëvendasi i tij Meler, por u përcoll i qetë në shtëpinë e tij.
Duro tha: UEFA, FIFA, TFF, largojeni para se ta godasin.
Më poshtë, reagimi i plotë: