BKT Superliga, java e 11-të sjellë sfida të zjarrta

BKT Superliga, java e 11-të sjellë sfida të zjarrta

Superliga e Kosovës nga java në javë po bëhet gjithnjë e më interesante.

Ekipet pretendente për kreun e tabelës gradualisht po konsolidihen në pjesën e epërme, pranë e pranë njëra-tjetrës. Edhe skuadrat që këtë edicion synim parësorë kanë mesin e artë të tabelës po shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të inkasuar sa më shumë pikë në “kontot” e tyre.

Mjaft takime interesante janë zhvilluar deri në këtë fazë, ku nuk janë përjashtuar as rezultatet e papritura, të cilat e kanë bërë rrjedhën e kampionatit shumë më interesante seç pritej në fillim. Kjo pasi edhe skuadrat që logariteshin më pak sfiduese e konkurruese, kanë arritur të shkëpusin pikë të rëndësishme, për ta bërë rrjedhën e edicionit tejet atraktiv për t’u përcjellur nga aderuesit e futbollit.

E ndeshje mjaft interesante priten edhe këtë fundjavë, në kuadër të xhiros 11-të.

Njëra nga takimet interesante pritet të jetë sfida në mes të Llapit dhe Dritës pasi të dy skuadrat vijojnë rrjedhën e edicionit pas fitoreve të shënuara në mesjavë, në kuadër të xhiros 10-të.

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, ku skuadra vendëse e drejtuar nga Ismet Munishi, pret në shtëpi Feronikelin, e cila ndonëse vlerësohet të ketë çaluar sa i përket pritshmërive, di të jetë mjaft e rrezikshme, anipse skuadra vendëse logaritet favorite në letër.

Në kuadër të javës 11-të sfidë mjaft interesante pritet të jetë edhe takimi që zhvillohet në Malishevë në mes të dy ekipeve të promovuara këtë edicion në superligë, Malisheva – Ulpiana, të cilat gjatë këtyre dhjetë xhirove kanë ditur të shkaktojnë befadi të mëdha e të papritura!

Të dielën Superliga vijon me dy sfida tjera:

Ndeshje tejet konkurruese dhe e paqartë deri në fund pritet të jetë takimi në Skënderaj, Drenica – Dukagjini, e padyshim se sfida mbase kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në Therandë, ku lideri në tabelë pret në shtëpi kampionin aktual në fuqi, FC Prishtina.

BKT Superliga, Java e 11-të

Llapi – Drita

Gjilani – Feronikeli

Malisheva – Ulpiana

Drenica – Dukagjini

Ballkani – Prishtina. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles