Dy kirurgët nga Vushtrria ndalohen për 48 orë, urdhërohet edhe arrestimi i të tretit

Dy kirurgët nga Vushtrria ndalohen për 48 orë, urdhërohet edhe arrestimi i të tretit

Dy kirurgët që dyshohen se kanë marrë ryshfet për trajtimin e pacientëve në spitalin e Vushtrrisë, janë ndaluar për 48 orë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Organi i akuzës thotë se brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Kirurgët E.S dhe A.L janë arrestuar në vendin e tyre të punës nga policia.

Derisa prokuroria ka urdhëruar arrestimin edhe të kirurgut I.Z .

Në njoftim thuhet se edhe ndaj tij do të caktohet masa e sigurisë.

Related Articles