“Rreth dy milionë fëmijë tani janë detyruar të ikin nga Ukraina, që përbëjnë gjysmën e të gjithë refugjatëve nga lufta”, tha UNICEF.
Më shumë se 1.1 milionë fëmijë kanë shkuar vetëm në Poloni, me qindra mijëra të tjerë në vendet e afërta si Rumania, Moldavia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.
UNICEF paralajmëroi për një rrezik të shtuar të shfrytëzimit dhe trafikimit për fëmijët që ikin nga dhuna.
Tutje, ky organ shtoi se më shumë se 100 fëmijë janë vrarë deri tani nga lufta, shkruan CNN