Dy ndeshje interesante sot në Superligë

Dy ndeshje interesante sot në Superligë

Dy ndeshje shumë interesante do të zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Drenas, Feronikeli ’74 e pret skuadrën e Prishtinës, atje ku pritet që të jetë një takim i rivalizuar deri në sekondat e fundit.

Në anën tjetër, një përballje e ‘nxehtë’ pritet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Fushë Kosovës, dy skuadrave që kërkojnë t’i ikin zonës së poshtme të tabelës.

Të dy sfidat luhen me fillim nga ora 13:00.

Related Articles