Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante.
Malisheva dhe Dukagjini do të përballen në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje shumë e rivalizuar, me të dy skuadrat që kërkojnë pikët e plota. Malisheva po lufton për kreun, kurse Dukagjini kërkon pikët e sigurisë për mbijetesën.
Në takimin tjetër, Gjilani dhe Fushë Kosova premtojnë 90 minuta të ‘zjarrta’, dy skuadrat që janë në pjesën e fundit të tabelës.
Të dy ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00.