Dy nxënës janë goditur nga rryma elektrike në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se nxënësit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti.