Dy nxënëse nga Pasoma e Vushtrrisë lanë shokët dhe shoqet, marrin rrugën e mërgimit

Dy nxënëse nga Pasoma e Vushtrrisë lanë shokët dhe shoqet, marrin rrugën e mërgimit

Largimi i qytetarëve nga Kosova për në vendet perëndimore po vazhdon edhe këtë vit, e me këtë rrugën e mërgimit po e marrin edhe shumë nxënës nga Vushtrria dhe jo vetëm.

Muajin e kaluar një nxënës i shkollës “Naim Frashëri” në qytetin e Vushtrrisë mes lotësh, u kishte thënë lamtumirë shokëve, shoqeve dhe mësueses së tij.

Javën e kaluar dy nxënëse të shkollës “Adem Voca” në fshatin Pasomë të Komunës së Vushtrrisë kanë lënë shkollën dhe janë nisur për mërgim.

“Sot shkollën tonë e lanë dy margaritarë të çmuar, për të marrë rrugën e mërgimit, E. A dhe J.A. Nxënëset në fjalë do mbesin kujtim i pashlyeshëm i shkollës për sjellje dhe suksese kulminante që treguan deri më sot. Drejtoria e shkollës sonë, mësimdhënësit, nxënësit dhe të gjithë banorët e fshatit, ju dëshirojnë jetë të gjatë, të lumtur e me plotë suksese në të ardhmen”, ka njoftuar drejtori i kësaj shkolle, Besnik Sadiku.

Edhe në disa shkolla tjera është njoftuar se nxënësit po e marrin rrugën e mërgimit me familjet e tyre.

Related Articles