Piraj: Fushata “Besa-besë” nuk përfundon as kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës

Piraj: Fushata “Besa-besë” nuk përfundon as kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës

Nismëtari i fushatës “Mos bli produkte serbe – Besa, besë” për bojkotimin e produkteve serbe, Burim Piraj bën thirrje vazhdimisht që të mos konsumohen prodhimet e Serbisë, njofton Gazeta Enigma.

Kjo kampanjë nisi në vitin 2021 në shtator, dhe është duke vazhduar deri me sot, bile duke u fuqizuar në muajt e fundit pas ngjarjave në veri të vendit.

Piraj në një intervistë për Gazetën Enigma, thotë se kjo fushatë do të rezultojë me sukses të plotë momentin që nuk do të importohet asnjë cent mall nga Serbia.

Mirëpo, krahasuar me vitet e kaluara nga 1 market që nuk ka shitur produkte serbe ka shkuar numri në 15 markete, një furrë e 17 restorante dhe fast food.

“Fushatën e kemi filluar më 24 Shtator 2021, si qytetar të revoltuar me presionin e vazhduar të qeverisë Serbe kundrejt shtetit tonë, nga ana tjetër tregu i pushtuar me produkte të prodhuara në serbi”, shprehet Piraj fillimisht për Gazetën Enigma.  

“Të them se jem i kënaqur nuk mundem sepse unë do të jem i kënaqur vetëm atëherë kur mos të importohet asnjë cent mall serb në vend, por i pa kënaqur nuk jam, sepse fushatën e filluam me vetëm një market të vetëm në Ferizaj i cili nuk ka shit prodhime serbe, në ditën e sotme i kemi 15 Pika të shitjes së mallrave me pakicë që nuk shesin mallra serbe, një furrë dhe 17 restorante dhe fast food, kjo pra është një arritur e cila është për t’u vlerësuar.”

Ai tregon se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë përfshirë në këtë fushatë, të cilët kanë ndihmuar në bojkotimin e prodhimeve serbe.

“Një pjesë e konsideruar e qytetarëve është përshi në fushatë. Edhe pse Kosova është duke kaluar në një periudhë delikate”, tha ai.

Por, ndërkohë Piraj potencoi se fatkeqësisht qytetarët nga pakënaqësia që kanë ndaj gjendjes në vend dhe institucioneve, ata më shumë po i urrejnë prodhimet vendore dhe vazhdojnë të blejnë produkte serbe.

“Ka një revolt qytetare që për çudi të gjithë problemet që i kanë i adresojnë në institucionet e Kosovës, dhe qytetar të tillë nga pakënaqësia që kanë ndaj gjendjes më shumë i urrejnë prodhimet vendore dhe vazhdojnë të blejnë serbe. Nuk e kam të qartë se si ka njerëz që janë kundër vetvetes”, theksoi ai.

Sipas tij kjo gjendje është shkak i luftës politike dhe ekonomike të Serbisë kundër Kosovës.

“Gjendja në vend, situata jo e mirë ekonomike e qytetarëve të vendit, janë krejt si pasoj e luftës politike dhe ekonomike të Serbisë kundër Kosovës, ai mllefi i qytetarëve i shprehur kundër institucioneve tona do të duhej të ishte i adresuar si duhet dhe do të duhej të ishte kundër çdo gjëje që vjen nga Serbia”, vazhdoi Piraj për Enigmën.

Piraj deklaroi se kjo fushatë nuk ka për të përfunduar as atëherë kur Serbia do ta njeh Kosovën si shtet të pavarur.

“Ne nuk e kemi ndërpre fushatën, dhe dita ditës po presim të shtohen firmat pa prodhime serbe, gjithashtu do të vazhdojmë me vetëdijesimin e qytetarëve për të mos ble prodhime serbe që është misioni ynë deri atëherë kur Kosova të ketë import tregtar simbolik nga Serbia. Fushata jonë nuk do të përfundon edhe atëherë kur Serbia do ta njeh pavarësinë e vendit gjë që mendojmë se nuk do të ndodh kurrë sepse ata kanë një elaborat për okupimin e të gjithë territoreve shqiptare”, përfundoi Piraj./GAZETAENIGMA/

Related Articles