Dy persona arrestohen në Klinë për posedim të narkotikëve

Dy persona arrestohen në Klinë për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për shitblerje të narkotikëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Policia ka njoftuar se të njëjtëve iu është sekuestruar 50 gram marihuanë.

“Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovar pasi që  të njëjtit dyshohet se kryejnë shitblerjen e narkotikëve. Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 50 gram, ndërsa te i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.4 gram”, njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e njërit nga të  dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike, një peshore elektronike një telefon mobil si dhe një grinder.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/

Related Articles