Në orët e mbrëmjes së 6 gushtit, njësia policore ka kryer një kontroll të një veture në Vushtrri, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Gjatë kontrollit, tek shoferi u gjet një elektroshok, ndërsa tek pasagjeri u kap një sasi e dyshuar e substancave narkotike.
Gjithashtu, të gjitha këto gjësendet e kundërligjshme janë konfiskuar si prova materiale.
Të dyshuarit janë intervistuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.