Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në vendin e njohur si “Kroi i Mbretit”.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se dyshohet se vetura e tipit BMW duke lëvizur në drejtim të Prishtinës e ka humbur drejtimin, duke dal në shiritin e rrugës në drejtim të Pejës ku godet veturën SMART e cila ishte duke lëvizur në drejtim të Pejës.

Ai theksoi se po ashtu në atë lokacion autoambulanca e cila kishte shkuar në vendin e ngjarjes ishte goditur mbrapa nga një veturë e tipi POLO duke i shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 19:00, në rrugën nacionale në Korreticë të lartë afër Kronit të mbretit, është shkaktuar aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku dyshohet se vetura BMW duke lëvizur në drejtim të Prishtinës e humb drejtimin dhe kalon barrierat në mes të rrugës dhe del në shiritin e rrugës në drejtim të Pejës ku godet veturën Smart në drejtim të lëvizjes Prishtinë – Pejë”.

“Raportohet se deri në këtë fazë janë lënduar dy persona, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë dal në vendin e ngjarjes. Gjithashtu disa dëme materiale raportohet të jenë shkaktuar nga një automjet tjetër i tipit Polo, i cili në atë lokacion ka goditur autoambulancën nga mbrapa”.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se institucioni që ai përfaqëson vazhdimisht ka kërkuar që vozitësit t’i respektojnë rregullat.

“Në vazhdimësi kemi kërkuar dhe po kërkojmë nga vozitësit respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut, në veçanti ato të kufizimit të shpejtësisë. Po ndërmerren dhe do të ndërmerren masa aktive ligjore nga policia me qëllim që të shmangen aksidente në trafik që shpesh përveç dëmeve materiale po përfundojnë edhe me pasoja njerëzore”./Gazeta Enigma/

Related Articles