Dy persona kanë përfunduar me pranga në duar pasi në veturën e tyre e cila ishte e parkuar mbrëmë në parkingun e një pompe të derivateve, u gjetën armë.
Sipas policisë së Pejës, vetura është vërejtur rreth orës 21:40.
Patrulla policore, pas legjitimimit tё personave tё cilёt ishin nё veturё, gjatё kontrollit tё personave dhe veturёs, ka gjetur dhe ka sekuestruar:
Një armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё karikator të sё njëjtës armё,
Një armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё karikator të sё njëjtës armë,
Një armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё karikator i sё njejtёs armё,
82 copё fishekë 9×19 mm,
Një brisk
Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё. /Gazeta Enigma