Dy persona nxirren nga uji pas shembjes së urës në Baltimore, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona nxirren nga uji pas shembjes së urës në Baltimore, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona u tërhoqën nga ujërat nën urën që u shemb Francis Scott Key në Baltimore të ShbA-së, njëri në gjendje të rëndë, sipas shefit të zjarrfikësve në Baltimore, James Wallace, raporton AP.

Anija e mallrave duket se është përplasur në një nga mbështetësit e urës gjatë mesnatës kur trafiku pritej të ishte më i lehtë, sipas një videoje të postuar në platformën X. Anija mori flakë dhe prej saj doli tym i dendur dhe i zi.

“Asnjëherë nuk do të mendonit se do të shihnit, fizikisht, Urën e Key të rrëzohet kështu. Dukej si diçka nga një film aksion”, tha kryebashkiaku i Baltimore, Brandon Scott, duke e quajtur këtë “një tragjedi të paimagjinueshme”.

Related Articles