Dy persona të maskuar vjedhin 750 euro në një market në Prishtinë

Dy persona të maskuar vjedhin 750 euro në një market në Prishtinë

Mbrëmjes e së shtunës në rrugën Nebi Gashi në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë kryejr një grabitje në një market, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh, se viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur kanë hyrë të maskuar në market derisa ishte në vendin e punës.

Të dyshuarit kanë arritur te vjedhin rreth 750 euro pata të gatshme.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë i policisë:

Rr. Nebih Gashi, Prishtinë 09.02.2022 – 19:23. Viktima femër kosovare ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës në një market, dy të dyshuar të maskuar kanë hyr dhe nga arka kanë arrit të vjedhin rreth 750 € para të gatshëm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar./Gazeta Enigma/

Related Articles