“Dy persona u prezantuan si të UÇK-së”, – dëshmitari i Speciales rrëfen se si u kidnapua për në Zllash

“Dy persona u prezantuan si të UÇK-së”, – dëshmitari i Speciales rrëfen se si u kidnapua për në Zllash

Sot është duke u mbajtur seanca e parë gjyqësore kundër ish pjestarit të UÇK-së, Salih Mustafa, raporton Gazeta “Enigma”.

Dëshmitari i parë ka rrëfyer momentin kur është kidnapuar nga dy persona, të prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së, dhe është dërguar për në Zllash.

Ai i ka thënë Prokurorisë se i është vendosur një thes i zi në kokë dhe është sulmuar.

“Njëri më dha një çokollatë, unë nuk doja, por insistonin, dhe kur e mora, e futa në gojë, më goditi boks në gojë, m’i theu dhëmbët. Aty më kanë futur një thes të zi në kokë, nuk kam pasur mundësi t’i shoh nëse ishin të armatosur. Më futën në një veturë, nuk i njihja asnjërin”, tha ai, duke iu fshehur identiteti.

Dëshmitari thotë se është rrahur nga disa persona në një stallë, por se nuk e di sa ishin.

“Kam qenë i varfër, kam shitur dru me një kali, s’kam pasur çare pa folur me serbë, është dashur të punoj. Më kanë kërcënuar që po bashkëpunoj me ta. Më kanë rrahur disa herë, më kanë hedhur ujë, më kanë çuar në stallë, nuk kam ditur asgjë. Nesër kanë ardhur në mëngjes”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, pas një pauze, trupi gjykues dhe të pranishmit janë kthyer në sallë.

Avokati i Salih Mustafës Julius von Bone, ka kërkuar për klientin e tij një dhomë ku lejohet konsumimi i duhanit, pasi sipas tij, Mustafa, e konsumon shumë.

Gjyqtarja është shprehur se e kanë mbajtur shënim kërkesën dhe do e zgjidhin më pas.

Related Articles