Dy rivalët e vjetër anglezë, Arsenali dhe Manchester Unitedi janë gati për ndeshjen derbi të javës së 21-të në Ligën Premier.
Topçinjtë dhe Djajtë e Kuq do të ndeshen mes vete sot (e diel) në Emirates, në takimin që pritet të zhvillohet nga ora 17:30.
Vendi: Emirates Stadium
Koha: 17:30
Lajme rreth ekipeve
Arsenal
Gabriel Jesus dhe Reiss Nelson mbeten jashtë për këtë ndeshje shkaku i lëndimeve, shkruan Telegrafi.
Mohamed Elneny do të duhet të vlerësohet para kësaj ndeshje, pasi humbi derbin e Londrës së Veriut ndaj Tottenham Hotspur për shkak të një dëmtimi në gju.
Man Utd
Casemiro mori kartonin e tij të pestë të verdhë në mesjavë dhe kështu do të jetë i pezullohet për këtë lojë.
Jadon Sancho u rikthye në stërvitjet e ekipit të parë, por nuk ka gjasa të fillojë këtë ndeshje.
Axel Tuanzebe dhe Donny van de Beek të dy mbeten jashtë fushës.
Anthony Martial nuk ishte i përfshirë në barazimin me Crystal Palace për shkak të lëndimit, kështu që është në dyshim edhe për këtë lojë.
Diogo Dalot nuk është paraqitur në dy ndeshjet e fundit të Unitedit për shkak të lëndimit, kështu që gjithashtu mbetet një dyshim për këtë takim.
Fakte
Arsenali ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Arsenali ka mbajtur portën e paprekur në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Arsenali ka parë mbi tri gola në tri ndeshjet e fundit kundër Man Utd në të gjitha garat.
Man Utd është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Analizë
Humbja e vetme e Arsenalit këtë sezon në Ligën Premier erdhi kundër kundërshtarëve të tyre të sotëm, kur humbën 3-1 në Old Trafford në shtator. Që atëherë, Topçinjtë kanë barazuar dy ndeshje dhe kanë fituar dhjetë tjera në ligë.
Manchester United ka gjetur me të vërtetë hapin e tij kohët e fundit dhe ka hyrë në këtë lojë si një nga skuadrat më në formë, pasi ka fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit, duke barazuar një prej tyre, në ndeshjen e fundit me Crystal Palace që përfundoi 1-1.
Duke pasur parasysh faktin që mungon një lojtar i tillë kyç për Unitedin si Casemiro, si dhe fakti që kjo ndeshje po luhet në Emirates, Arsenali mund të dalë nga kjo ndeshje me tre pikët.
Formacionet e mundshme
Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Magalhaes, Zinchenko; Odegaard, Partey, Xhaka; Saka, Nketiah, Martinelli;
Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Eriksen, Fred; Antony, Fernandes, Rashford; Weghorst;
Parashikimi: Arsenali 2-1 Man Utd.