Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Rr. A. dhe A. Sh.
“Të akuzuarit me datë 30.05.2020, në ora 02:30 minuta, në rrugën “Adem Jashari” në Komunë e Vitisë në bashkëveprim kanë kryer vjedhje grabitqare në SHPT “Dunhill”, fillimisht thyejnë drynin e derës së kioskës, hynë në kioske dhe nga aty marrin te gjitha llojet e cigareve të ndryshme, e pastaj i vendosin në veturën e markës “Volvo”, duke hyrë në veturë, vjen patrulla e policisë dhe me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë ushtrojnë kanosje ndaj policisë duke shtënë me revole dhe në këtë mënyrë arrijnë të i’u shmangen policisë, por për shkak të një defekti të automjetit e lënë këtë veturën me cigare në hyrje të fshatit Drobesh dhe i shmangen policisë, duke u larguar nga aty dhe duke marr-vjedhur pastaj një veturë tjetër të markës Golf V në një shtëpi tjetër dhe duke ikur me këtë veturë i’u shmangen përfundimisht kapjes nga policia.”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje është theksuar se me këto veprime, të akuzuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje grabitqare, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarve u ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 5 vjet e gjashtë muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 euro, për secilin të akuzuar.
Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarve deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.