Dy të arrestuar në Gjakovë, penguan një manifestim tradicional në tyrbe

Dy të arrestuar në Gjakovë, penguan një manifestim tradicional në tyrbe

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi të njëjtit kanë penguar një manifestim tradicional në tyrbe, shkruan Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë shpërndarë citate duke shfaqur mospajtim me festën e cila ishte duke u zhvilluar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit gjatë një manifestimi tradicional në tyrbe kanë shpërndare citate duke shfaqur mospajtim me festën e cila ishte duke u zhvilluar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Related Articles