Dy të burgosur sulmohen mes vete në Burgun e Dubravës, njëri pëson lëndime trupore

Dy të burgosur sulmohen mes vete në Burgun e Dubravës, njëri pëson lëndime trupore

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur që ka qenë në vuajtje të dënimit ka sulmuar fizikisht një person tjetër, po ashtu i burgosur, në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Rasti ka ndodhur  në hapësirat e burgut të hënën rreth orës 12:15. Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Qendra Korrektuese Dubravë 27.03.2023-12:15. “Në hapësirat e burgut pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar  e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar  (të dytë të burgosur-vuajtje dënimi). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori”, njoftoi Policia.

Related Articles