Në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Isa Boletini’ në fshatin Osek Hylë në Gjakovë burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se stafi i shkollës ka denoncuar rastin në organet e rendit, ku ka deklaruar se janë vërejtur dëmtime në pjesë të ndryshme të shkollës, vlera e të cilave shkon në rreth 800 euro.
Bazuar në dëshminë e tij, këtë veprim të shëmtuar e kanë kryer dy të mitur, të cilët nuk janë nxënës të shkollës.
Njëri i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në praninë e prindit dhe avokatit të tij mbrojtës, ndërsa i dyshuari tjetër është në kërkim policor.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ dhe ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.