Pasi u rizgjodh në krye të PD-së, Basha: Le t’i përvishemi një tjetër beteje

Pasi u rizgjodh në krye të PD-së, Basha: Le t’i përvishemi një tjetër beteje

Lulzim Basha mbajti mbrëmjen e kësaj të shtune fjalën e parë pas rizgjedhjes në krye të Partisë Demokratike.

Në një deklaratë të dhënë mes simpatizantëve jashtë selisë së PD-së, Basha tha se sot fillon ringritja e Partisë Demokratike.

Ai tha se beteja për rrëzimin e qeverisë duket e pamundur por asnjëherë e pafitueshme.

Kreu i PD theksoi se partia nën drejtimin e tij do të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve kudo që janë.

“Nuk ka për të qenë e lehtë por nëse ka diçka që demokratët treguan sot është që jemi të aftë, të përkushtuar dhe gati që t’i përvishemi një tjetër beteje në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme. Le ta nismi menjëherë punën për ta ndërtuar këtë urë shprese dhe besimi për qindra mijëra shqiptarë. Kjo është detyra jonë me e shenjtë është amaneti me të cilin kemi nisur rrugëtimin tonë”.

Shqipëria e vlerave, e standarteve evropiane pret një orë e më parë që demokratët të kthehen në krye të detyrës për të mbrojtur interesin publik, interesin e qytetarëve kudo që ata ndodhen dhe ndiejnë shtypjen dhe padrejtësitë, interesat e sipërmarrjes dhe të fermerëve, interesat e studentëve dhe gjimnazistëve, interesat e intelektualëve dhe të moshuarve, interesat e vendit dhe kombit, interesat e atyre që nuk dëgjohen. Le ta nisim së bashku këtë rrugëtim pa cinizëm ndaj askujt”, tha Basha.

Kujtojmë se Basha gjatë garës për kreun e PD-së siguroi 16196 vota, ndërkohë që Gjergj Hani mori 1657 vota.

Në procesin zgjedhor për kreun e PD-së morën pjesë 18052 anëtarë ose 71%. /EuronewsAlbania/

Related Articles