Dy vëllezër nga Peja janë kapur mes vete dhe kanë përfunduar në Polici.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti dyshohet se ka ndodhur te shtëpia e tyre, ku dy të dyshuarit, njëri 28-vjeçar e tjetri 25-vjeçar, u përleshen me njëri – tjetrin.
Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje momentale që eskaloi në dhunë fizike, derisa ndërhyri dikush nga familja.
Rasti më pas u denoncua në Polici dhe si rezultat, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar.
Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast për veprën “Dhuna në familje”.