Roma ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Monzës, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A, raporton Gazeta Enigma.
Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala e zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1-0 në minutën e 18-të.
Ishte përsëri Dybala në minutën e 32-të që shënoi për 2-0.
Për rezultatin përfundimtar 3-0 shënoi Ibanez në minutën e 61-të.
Pas kësaj fitoreje Roma rrëmben vendin e parë me 10 pikë.
Kurse Monza mbetet në vendin e fundit me zero pikë.