Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë gjetur në një objekt në zonën industriale në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se kanë pranuar informacion për një mjet të dyshimtë shpërthyes, në zonën industriale në Prishtinë dhe me rastin janë duke u marrë njësitet e nevojshme policore.
“Sot rreth orës 22:20 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, tha Ahmeti.