Një person dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas shefit të operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.
“Njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit”, ka thënë Fejza.