Një vajzë në Shtime është ndaluar për 48 orë pasi e njëjta dyshohet se ka therur me thikë babanë e saj.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka bërë të ditur se vajza është dërguar në qendrën e ndalimit në Ferizaj.
“Me datë 06.05.2024 rreth orës 21:40 policia e Shtimes ka pranuar një informatë së në Shtime është një rast i lëndimit trupor. Pas një mosmarrëveshje dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mprehtë-thikë nga vajza e tij”.
“Palët e involvuara në rast dërgohen për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar,dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, thuhet tutje në konfirmim.