Sot do të varroset Xhevdet Millaku, burri i cili dyshohet se u vra mbrëmë nga kunata e tij në lagjën “Kodra e Trimave”.
Lajmin e kanë bërë të ditur vet familjarët e të ndjerit.
Sipas njoftimit të lëshuar në Facebook, Millaku do të varrosetnë orën 17:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se me datën 20.08.2024 ndërroi jetë Xhevdet Hamëz Millaku. Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën me datën 21.08.2024 në ora 17:00 në varrezat e qytetit te Prishtines në Dragodan”, thuhet në njoftimin e familjes.
Xhevdet Millaku dyshohet se u vra me armë zjarri nga kunata e tij me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi, por në hyrje të ndara. E dyshuara është vetëdorëzuar dhe tashmë është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma