E akuzoi Genc Nuzën për favore ndaj Dritës, ky është vendimi i Komisionit Disiplinor për Tahir Batatinën

E akuzoi Genc Nuzën për favore ndaj Dritës, ky është vendimi i Komisionit Disiplinor për Tahir Batatinën

Vendimi i Komisionit disiplinor për Tahir Batatinën është marrë sot ku kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC Llapit, Tahir Batatina.

Trajneri i Llapit kishte akuzuar gjyqtarin e ndeshjes Genc Nuza, për siç thuhet ndikim në rezultat, dhe se sipas akuzës, i njejti ia ka dhuruan pikët klubit të Dritës.

“Sipas xhirimit TV. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1. të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC ‘Llapi’ Tahir Batatina.

Afati i paraparë për të deponuar informatat shtesë trajneri i Llapit është parapa të jetë data 29 tetor 2021 në ora 13:00, thuhet në vendimin e komisionit disiplinor, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles