Egzon Bejtullai mund të jetë largimi i radhës nga Sport Club “Gjilani”, shkruan Gazeta “Enigma”.
Mbrojtësi tetovar edhe pse jo zyrtarisht duket se do të largohet nga klubi gjilanas në afatin kalimtar të janarit.
29 vjeçari mund ta vazhdojë karrierën në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, teksa ndërlidhet me një rikthim të mundshëm te Shkëndija e Tetovës dhe një transferim te Dinamo City.
Interesim për ish-reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut ka edhe nga Greqia. Ditëve në vijim pritet të mësohet e ardhmja e tij.
/Gazeta Enigma/